Ç'është një "header"?Në Genius, një header është një përfaqësues i seksionit (apo momentit) të një teksti, i cili përbëhet nga emri i seksionit i mbuluar nga kllapa katrore.
Disa gjuhë kanë headers me emrat e seksioneve në atë gjuhë, por disa gjuhë të tjera i kanë tekstet me headers në gjuhën angleze (anglisht). Gjuha shqipe bënte pjesë në gjuhët me headers në anglisht, por tashmë do të fillojë të përdor edhe headers të veta të përshtatur në shqip. Në këtë faqe, do të udhëzojmë ndaj përdorimit të duhur të headers për tekste shqip (të përkthyer dhe përshtatur apo jo).
Rregullat dhe standardet ndaj përdorimeve të sakta janë të bazuara në udhëzuesin (në anglisht) "Song Sections & Headers Guide". Udhëzuesi në anglisht është gjithashtu faqja e duhur për barasvlerat në tekste të gjuhës angleze.
Headers të Genius-itHeaders kryesorëNë një tekst me strukturë të zakonshme, këta headers-at kryesor të mëposhtëm duhet të përdoren.
StrofaHeader-i "strofa" vihet në strofat e përgjithshme të një teksti. Për strofa më të veçanta, përdoren headers-at e mëposhtëm. -> Shembuj
Refreni | NënrefreniEdhe pse header-i "refreni" është i përgjithëshmi për refrerin e një teksti, ka disa raste të veçanta kur ju mund të hasni dy lloje refrenesh, për të cilat "refreni" dhe "nënrefreni" shërbejnë.
Në të tilla raste, header-i "refreni" shërben për refrene që kanë si një ritëm dhe ndjesi të veçantë nga strofat e përgjithshme, që e bën si strofën kryesore të këngës. Këto lloj refrenesh janë vërtet të shpeshta, sidomos në këngë të gjuhës shqipe.
Po në të njëjtën llojë rastesh, header-i "nënrefreni" shërben për refrene në kuptimin e një tufë vargjesh të përsëritura ku përsëritet janë, shpesh, njëlloj në melodi, fjalë, rimë etj. -> Shembuj
Pararefreni | PasrefreniKuptimi i këtyre headers është i dukshëm. Pararefreni është një pjesë para refrenit që nuk është pjesë e ndonjë strofe, ndërsa pasrefreni është njësoj por që vjen pas refrenit. -> Shembuj
BridgeSeksioni bridge është një strofë e veçantë e veçuar nga strofat e tjera, që është ndryshe edhe nga një pre-chorus apo post-chorus. Ka raste ku një kënge ka edhe bridge, edhe pre-chorus apo post-chorus. -> Shembuj
Hyrja | MbylljaHyrja është pjesa hapëse (apo filluese) e këngës kur është e veçuar nga një nga strofat apo tufave të vargjeve të tjera në këngë. Ky header përdoret më shpesh për pjesë filluese që mund të dallohen lehtë që nuk janë pjesë e të lartpërmendurave. Për shembull, një "producer-tag" në një këngë rrep nuk do të ishte pjesë e strofës së parë, refrenit etj., por do ishte thjesht një pjesë hapëse të këngës. E njëjta gjë për një dialogë etj. -> Shembuj
Mbyllja ndërkohë është e kundërta me hyjen. Pra, është pjesa përfunduese (mbyllëse) e një këngë. Pjesa me të cilën një këngë mbaron kur nuk është pjesë e strofave apo tufave të vargjeve në tekst. -> Shembull
Headers të tjerëKa shumë headers të tjerë përveç këtyre kryesorëvë.
Këto janë disa headers të tjerë përveç atyre më lartë:
Breakdown
Build
Drop
Dialogu
Ndërrimi
Ndërhyrja
Interlude
Solo
Përveç këtyre, ka disa headers që nuk shoqerohen me rreshta, sepse nuk përfaqësojnë seksione të tekstit, por të këngës. Headers të tillë vijojnë më poshtë.
Instrumental: Në këngë instrumentale pa vokale apo zë, atëherë shtoni vetëm [Instrumental] si tekstin e këngës. Seksioni i tekstit duhet të shfaqet si këtu për lexuesit.
Ndërhyrje Instrumentale: Ndërhyrje pa vokale janë si një lloj pushimesh instrumentale për këngëtarët që përfshijnë instrumente dhe perkusione që luhen midis seksioneve të ndryshme për të ndihmuar në krijimin e një "variety" (përdorimi i ideve të reja për të stimuluar interesin e dëgjuesëve, për të shkaktuar befasi dhe papritshmëri dhe për t'i shtuar intensitet këngës) në orkestrimin e këngës ose në fillimin e strofës ose refrenit të ardhshëm.
Pjesë: Një këngë mund të ndahet në "pjesë" që mund të dallohen nga ndryshime në melodi, strofë, refren, etj. Klikoni këtu rreth vendosjes së header-it në tekste të këngëve të tilla.
Headers-at e mëposhtëm përdoren si rreshta për raste të këndimeve apo tingullimitimeve të patranskriptueshme.
Scatting
Yodeling
Vokale pa Tekst
Header-i për SEO-nPër të ndihmuar në SEO-n e transkriptimeve dhe faqeve përkatëse të këngëve në Genius, tekstet duhet të kenë një header të veçantë në krye që e prezanton tekstin në Genius si tekstin e asaj këngë në gjuhën e këngës. Shumica e këtyre headers shkruhen në këtë format:
[ ["Teksti i" në gjuhën amtare të këngës dhe titulli i këngës me thonjëza, i shkruar fiks si në titullin e këngës në krye të faqes përkatëse.] ]
Kjo shkon dhe për këngët në shqip. Çdo tekst shqip në Genius duhet të ketë një header të tillë, p.sh.:
[Teksti i "Si Ai"]
[Teksti i "Toto" ft. RAF Camora]
Formatimi i headersKy seksion i faqes përmban gjërat kryesore që duhen të mbahen shënim ndaj përdorimit të headers.
NumërimeHeaders-at e strofave dhe pjesëve janë të vetmet të cilët duhet të shoqërohen nga numri përkatës në rradhitjen e kush vjen i pari në këngë, duke marrë parasysh që strofat dhe pjesët shpesh ndryshojnë nga njëra-tjetra. Në raste ku teksti ka vetëm një strofë (të përsëritur apo jo), headers-at e strofës dhe përsëritjes së saj nuk duhet të kenë numra pas emrit të seksionit.
Identifikuesit e vokaleveIdentifikuesit e vokaleve ose Identifikuesit e zërave (ang. "Artist Identifier") është pjesa e header-it që identifikon personat që kënduan (apo folën) në seksionin e tekstit që header-i përfaqëson. -> Shembuj
Kur duhet të shtohen identifikuesit në headers?Nëse një këngë këndohet plotësisht vetëm nga një person, atëherë Identifikuesit nuk duhen të shtohen në headers. Ama për raste ku ka më shumë se një person që këndon, Identifikuesit duhet të shtohen.
Shtimi i identifikuesëve për zëra të ndryshëm në një seksion të përbashkëtKur ka më shumë se një person që këndon në një seksion të tekstit, atëherë duhet të përdorni formatimin e mëposhtëm.
Shto emrat e personave dhe përdor simbolin "&" përpara emrin e fundit të shtuar në header. -> Shembuj
Nëse një seksion ka disa nga rreshta, ad-libs etc. të kënduara nga një apo më shumë persona dhe disa pjesë të tjera të seksionit të kënduar nga një apo më shumë persona të tjerë, atëherë përdorni këtë format:
Zëri i parë: Asnjë theksim apo pjerrësim të pjesët e kënduar nga ai zë
Zëri i dytë: Pjerrësim me italics te pjesët e kënduar nga ai zë.
Zëri i tretë: Theksim me bold te pjesët e kënduar nga ai zë.
Zëri i katërt: Theksim me bold dhe pjerrësim me italics te pjesët e kënduar nga ai zë.
Nëse ka pese apo më shumë zëra, atëherë hiqeni emrat e personave nga header-i, krijoni një annotation mbi header-in dhe specifikojini aty kush këndon kë. -> Shembuj
Nëse dy zëra këndojnë pjesë të tyre të veçuar por kanë edhe pjesë që i këndojnë së bashku, atëhere jini të lirë të përdorni një nga stilet e mëposhtme në header dhe në formatim.
[Header-i: Zëri A, Zëri B & Të dy/yja]
[Header-i: Zëri A, Zëri B, Të dy/yja]
[Header-i: Zëri A, Zëri B, Zëri A & Zëri B]
Këngë të filmave muzikorëPër shkak se këngët e filmave muzikor kanë një strukturë më të veçantë ndryshe nga këngët e shpeshta, tekstet e këtyre lloj këngësh duhet të ndjekin një format tjetër në Genius. I mirëmbajtur nga një komunitet që i dedikohet kontributit të këtyre këngëve në Genius, tekstet dhe annotations të këngëve nga filma muzikorë duhet të zbatojnë rregullat në këtë udhëzues.
Pyetje?Nëse keni pyetje ndaj rregullave dhe standardëve të gjendura këtu, mos hezitoni të komentoni në seksionin e komenteve të kësaj udhëzuesi!